Bllokohet ashensori në Prizren, përleshën dy të dyshuar – i sulmojnë edhe policët

Pasi që ishte bllokuar ashensori i një ndërtese në Prizren, dy të dyshuar kishin filluar të grinden mes vete. Zyrtarët policorë e kishin hapur me forcë atë por njëri prej tyre ishte kanosur dhe njëri ishte sulmuar nga të dyshuarit

Fotografi ilustruese

Një ashensor i një ndërtese në Prizren është bllokuar dhe në të kanë mbetur dy të dyshuarit që kanë filluar të grinden mes vete.

Policia e Kosovës raporton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe i zjarrfikësve dhe kanë hapur me forcë ashensorin.

Njëri prej të dyshuarve ka kanosur zyrtarët policorë, njërin prej tyre e kanë sulmuar.

Gjatë kontrollit te i dyshuari i është gjetur një thikë, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prizren 19.08.2023-07:50. Është raportuar se ashensori i një ndërtese është bllokuar dhe si pasojë kanë mbetur dy të dyshuar, të cilët kanë filluar në grindje në mes veti. Njësiti policor dhe i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarje dhe me forcë kanë hapur ashensorin ku i dyshuari i ka kanosur zyrtarët policorë dhe njërin prej tyre e ka sulmuar. Gjatë kontrollit te i dyshuari i është gjetur një thikë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika