Blloku B2 jashtë funksionit deri në mesin e korrikut

Një varg punimesh parashihen të bëhen në dy njësitë e termocentralit “Kosova B” gjatë këtij viti

KEK-u

Ani se me rritjen e temperaturave ka rënie të konsumit të energjisë elektrike, KEDS-i është duke importuar rreth 4 mijë megavat energji në ditë për t’i mbuluar nevojat e konsumatorëve.

Mungesa e prodhimit vendor ka ndikuar që të rritet importi i energjisë.

Kjo situatë do të zgjasë së paku gjashtë muaj, pasi që një varg punimesh janë planifikuar që të ndodhin në dy njësitë e termocentralit “Kosova B”.

“Termocentrali TC-B gjatë vitit 2023 do të ketë dy remonte kapitale të njësive B-1 dhe B-2, secila me kohëzgjatje 3 mujor. Sipas planifikimit, remonti kapital i njësisë B-2 ka filluar me 16.04.2023 dhe pritet të përfundojë pas 3 muajve kur edhe planifikohet te filloj remonti kapital njësisë B-1”, ka thënë KEK-u.

Përveç remonteve kapitale në këto njësi janë të parapara që të zbatohen një sërë projektesh, të cilat kanë për qëllim rritjen e kapacitetit të prodhimit dhe sigurisë së operimit të njësive.

Në të dy blloqet për kohë të gjatë do të ketë edhe riparime të kaldajës, të cilat janë parakusht për fillimin e projektit për vendosjen e Elektrofiltrave dhe DeNox, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian e që do të realizohet gjatë 2024.

“Projekti i dilatimeve të kaldajës – njësitë; B-1 & B-2,; Projekti i pllakave rrëshqitëse te PF kanalet e kokave të brenerave të thëngjillit – – njësitë; B-1 & B-2 i lidhur drejtpërdrejt me projektin e dilatimeve të kaldajës – Projekti 3. Projekti i shqyrtimit të gypave integral – njësitë; B-1 & B-2 ;Projekti për ndërrimin e disa gypave në kondensator njësitë;B-1 & B-2; Projekti për riparimin e valvave në sallën e makinave dhe valvën jo kthyes të pompa qarkulluese në kaldajë – njësitë; B-1 & B-2; Projekti për pastrimin e gypave brenda në kaldajë – njësitë; B1&B2; Projekti për intervenimin në Trafon 2BT – njësia; B2; Projekti për ndërrimin e pllakës në turbinë presionit të ulët – njësia; B2; Ndërrimi i AKU-baterive në – njësitë; B-1 & B-2; 10. Ndërrimi i zbarrave të gjeneratorit – njësia; B1”, janë projektet në njësitë B1 dhe B2.

Nga KEK-u nuk kanë bërë të ditur se sa është kostoja e paraparë e të gjitha projekteve që do të realizohen në këto njësi.

Ndërsa nga KEDS-i kanë thënë për KOHËN se konsumi mesatar nga 1 deri më 5 maj ishte rreth 14 mijë megavat në ditë.

“Sasia e marrë nga KEK-u për periudhën e njëjtë është 11 mijë e 130 në ditë. Duke marrë parasysh edhe temperaturat gjatë këtyre ditëve janë rritur, rrjedhimisht ka pasur edhe ulje të konsumit. Meqenëse prodhimi vendor aktualisht nuk e mbulon të gjithë nevojën për konsum, për periudhën e lartcekur janë importuar gjithsej 4 mijë e 76 megavat”, ka thënë KEDS-i.

Aktualisht një megavat i energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare sillet nga 100 deri në 200 euro. Situatë e njëjtë parashihet të jetë gjatë gjithë vitit.

Ndërsa KEDS-i furnizohet nga KEK-u me një çmim prej 29 euro për megavat.

Kjo pritet të ndikojë në rritjen e kostos së energjisë, gjë që nuk e përjashton mundësinë për një rritje të çmimit për konsumatorët pas asaj prej 15 për qind në fillim të prillit./Koha.net

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika