BMW prezanton SUV elektrik me segmentin e tij iX1

Sipas kompanisë BMW , makina SUV iX1 përshkon 438 kilometra me një karikim të vetëm dhe mund të karikohet me një ritëm 127 kW ose 80% në 29 minuta.

Modeli BMW elektrik iX1

BMW zgjeroi linjën e saj të makinave elektrike me prezantimin e iX1 SUV, një variant plotësisht elektrik i X1 Crossover. iX1 konsiderohet si model bazë i SUV elektrik dhe është një prej makinave elektrike me koston më të ulët të kompanisë.

Ndërsa, modeli standard X1 vjen me motorë me karburant, dy me benzinë dhe dy me naftë ku do të debutojë në Tetor, iX1 ka dy motorë elektrikë. Së bashku prodhojnë 313 kuaj fuqi ndërsa makina godet shpejtësinë 0-100 km/h për 5.7 sekonda.

Me xDrive50, energjia ruhet në një bateri 105,2 kWh, e cila gjithashtu mund të karikohet në stacionet e karikimit të shpejtë. Falë kapacitetit të karikimit prej 200 kW, iX duhet të karikohet nga dhjetë në 80 për qind në 40 minuta. Në terma konkretë, kjo do të thotë se një distancë prej 120 kilometrash mund të shtohet në dhjetë minuta. BMW deklaron se këto vlera duhet të zbatohen edhe për baterinë më të vogël 70 kWh në një masë të ngjashme.

Nëse iX është më pas i karikuar 100 për qind, bateria 71 kWh duhet të jetë në gjendje të mbulojë deri në 426 kilometra sipas WLTP. Sipas BMW, bateria më e madhe, 105.2 kWh mund të mbulojë deri në 630 kilometra, në iX M60 më të fuqishme është deri në 561 kilometra.

Të gjitha modelet X1 do të prodhohen në fabrikën Regensburg në Gjermani. Kompania mbajti të fshehur kapacitetin e baterisë dhe çmimin. PCWorld Albanian.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika