BNE kualifikohet në fazën “Legends Stage” të truneut më të madh botëror në CS:GO

Bad News Eagles, nuk dinë të ndalen, përsëri me një fitore historike kundër ekipit brazilian MIBR, kështu duke kaluar në fazën tjetër të turneut më të madh të CS:GO, ku i presin ekipet më të mira botërore

Bad News Eagles, janë vetëm duke vazhduar të bëjnë krenar Kosovën duke e prezantuar me fitore në turneun më të madh të CS:GO, në qytetin Antwerp të Belgjikës, edhe kësaj radhe kundër skuadrës nga Brazili, BIBR.

Ekipi nga Kosova, tani është kualifikuar në fazën ‘Legends Stage’, të PGL Antwerp Major.

BNE, kanë përfunduar lojën në rezultat 2:1, me fitore, ndërsa, në mapin e parë 16-13 për ekipin brazilian, në mapin e dytë 16-8 për BNE-n dhe në mapin e tretë 16-11.

BNE, fitues të tetë raundeve radhazi në mapin e parë duke i lënë me zero në fillim të lojës, transmeton Portali D.

Bad News Eagles

BNE, tani me shumë meritë ka arritur të shkojë në fazën tjetër të PGL Antwerp Major, ‘Legends Stage’.

Bad News Eagles (BNE), kanë֝ qenë që në fillim të lojës të egërsuar për fitore, duke e lënë në zero në raundet e para ekipin Brazilian.

Rigon “rigoN” Gashi, menjëherë pas fillimit të ndeshjes në raundin e parë, u bë ai i cili përmbylli raundin me një gjuajtje luftarake me gjashtë plumba, ku arriti të eliminoj katër lojtarë të ekipit MIBR me lehtësi.

Kjo ishte njëra ndër ndeshjet më të rëndësishme në karrierën e tyre të CS:GO, duke u përballur me ekipin brazilian MIBR të cilët renditen në vendin e 25-të në ranglistën botërore.

Ndeshja është zhvilluar në formatin ‘Bo3’, dhe Bad News Eagles, fituesi i kësaj ndeshje do të kualifikohet për në fazën tjetër të PGL Antwerp Major, e cila do të zhvillohet me audiencë të drejtpërdrejtë.

Ekipi BNE tani do të ketë mundësin të luaj me ekipet më të mira të botës, siç janë FaZe dhe Na’Vi.

Ndërsa, ekipi humbës BIBR, nga sot është eliminuar nga turneu më i madh i CS:GO.

Më shumë se 250 mijë shikues nga e mbarë bota po e shohin ndeshjen e ekipit shqiptar në kanalet e platformës Twitch.

Ndeshja e tyre e radhës do të zhvillohet duke filluar nga data 14 maj.

Paraqitje të jashtëzakonshme treguan të gjithë lojtarët e ekipit nga Kosova, por lojtari më i vlefshëm i ndeshjes u shpall Rigon ‘rigoN’ Gashi, me 75 eliminime dhe 58 vdekje, me vlerësimin nga HLTV 1.44.

Statistikat e të pesë lojtarëve gjatë ndeshjes kundër ekipit brazilian, MIBR:

Rigon ‘rigoN‘ Gashi, 75 eliminime, 58 vdekje, vlerësimi nga HLTV 1.41. Dionis ‘sinnopsyy‘ Budeci, 61 eliminime, 60 vdekje, vlerësimi nga HLTV 1.10. Genc ‘gxx-‘ Kolgeci, 50 eliminime, 45 vdekje, vlerësimi nga HLTV 1.08. Sener ‘SENER1‘ Mahmuti, 47 eliminime, 45 vdekje, vlerësimi nga HLTV 1.02. Flatron ‘juanflatroo‘ Halimi, 51 eliminime, 50 vdekje, vlerësimi nga HLTV 0.94.

Shija e redaktorit

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Të fundit nga rubrika