BNE të shtunën luan në fazën legjendare në turneun më të madh për CS:GO

Pas kualifikimit në fazën e legjendave, Ekipi shqiptar nga Kosova Bad News Eagle (BNE), të shtunën, do të luajë kundër ekipit një ekipi danez

Ekipi shqiptar nga Kosova Bad News Eagle (BNE), të shtunën në orën 12 do të luajë në fazën legjendare të garës më të madhe të lojës online CS:GO.

Ndeshjen e radhës ekipi shqiptar, do ta luajë kundër një ekipi danez, i cili radhitet në vendin e 14-të në ranglistën botërore.

Në ballafaqimin e fundit të BNE-së me ekipin danez, ekipi shqiptar nuk e kishte edhe aq të vështirë fitoren ndaj tyre, të cilët të trija ndeshjet i kishin fituar.

Nëse ekipi shqiptar arrin ta kalojë me sukses këtë pjesë të garës, atëherë do të kalojnë në fazën tjetër e cila quhet “Champions Stage”, apo faza e kampionëve.

Ndeshjen e radhës të interesuarit mund ta ndjekin në platformat Twitch dhe Youtube.

Ekipi nga Kosova, janë kualifikuar në fazën finale të PGL Antwerp Major, ‘Legends Stage’, pasi e kanë mposhtur ekipin nga Brazili MIBR.

BNE, e kanë përfunduar lojën në rezultat 2:1, me fitore, ndërsa, në mapin e parë 16-13 për ekipin brazilian, në mapin e dytë 16-8 për BNE-n dhe në mapin e tretë 16-11.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika