Bogdanoviq: Rakiq u rrah brutalisht pasi i ka borxh të madh financiar kryeterroristit Radoiçiq

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, sulmin brutal ndaj Goran Rakiqit, e ka lidhur me borxhet financiare të Rakiq ndaj kryeterroristit Milan Radoiçiq

Goran Rakiq, ish-kryetar i Listës Serbe

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, në veri të Mitrovicës.

Bogdanoviq përmes një deklarate ka thënë se është informuar nga miqtë e tij se Rakiq është sulmuar nga anëtarët e organizatës “Brigada e Veriut”.

Sipas tij, ky sulm lidhet me borxhet e mëdha financiare që Rakiq ka ndaj liderit të kësaj organizate, Milan Radoiçiq.

“Sa për mua, le ta shfarosin njëri-tjetrin deri në fund,” ka thënë Bogdanoviq në reagimin e tij.

Drejtori i Institutit “Octopus” Agim Musliu në një postim në “X”, ka shkruar se Rakiq është rrahur nga individë të afërt me të, që përfshijnë kriminelë dhe terroristë të lidhur me Aleksandar Vuçiqin dhe Milan Radoiçiqin.

Musliu tutje thekson se Rakiq është trajtuar fshehtas pas incidentit, duke u munduar të mbahet larg vëmendjes publike.

“Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është rrahur mbrëmë në Mitrovicë, në pjesën veriore me shumicë serbe.  Edhe pse është rrahur nga shokët e tij, kriminelët dhe terroristët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit, ai është trajtuar fshehtas. Pa dyshim, ky rast do të paraqitej si një sulm nga shqiptarët, duke përhapur dezinformata kudo”, ka shkruar Musliu.

Telegrafi, përkundër tentimeve për të konfirmuar rastin nga Policia e Kosovës, nuk ka mundur të marrë përgjigje.

“Nuk mund të konfirmoj një gjë të tillë, së paku ne nuk kemi ankesa”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika