Bogujevci flet në Asamblenë e Këshillit të Evropës: E mbështesim Ukrainën, vetë jam e mbijetuar e një masakre

Për herë të parë në histori të vendit, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, i është drejtuar Asamblesë së Këshillit të Evropës





Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, i është drejtuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku foli për demokracinë në Kosovë e rajon, si dhe për luftën në Ukrainë.

Bogujevci e ripërsëriti qëndrimin e shtetit të Kosovës në përkrahje të Ukrainës e cila po përballet nga pushtimi i Rusisë.

Ajo tha se bashkëndien me popullin ukrainas, duke theksuar se vetë është e mbijetuar e një masakre në luftën e fundit në Kosovë.

“Kjo është hera e parë që po i adresohem një paneli të tillë, dua t’u them qytetarëve të Ukrainës që janë në zemrat dhe në mendimet tona përherë, e dimë shumë mirë se në çfarë jeni duke kaluar, edhe unë jam e mbijetuar e një masakre. Gjithmonë do të qëndrojmë me ju dhe shpresojmë që që kjo luftë të mbarojë së shpejti”, ka thënë ajo.

Bogujevci, tha se Kosova e ka demokracinë më të avancuar në rajon, teksa i ftoi anëtarët e asamblesë që të vijnë ta vizitojnë Kosovën dhe ta shohin për së afërmi avancimin e saj demokratik.

“Sot mund të flas për shumë gjëra, për arritjet e Kosovës, një nga demokracitë më të avancuara në rajon, nëse nuk më besoni, mundeni të vini të na vizitoni dhe ta shihni vetë”, u shpreh ajo.

Përveç anëve pozitive, Bogujevci foli edhe për sfidat e shtetit të Kosovës, duke e vënë theksin në problemet me shtetin e Serbisë dhe ndikimin e luftës së fundit, e cila ka shumë ndikim te populli i Kosovës.

“Vështirësitë me të cilat po përballemi, vështirësitë me fqinjin tonë, apo edhe për të kaluarën që kemi pasur. Por, sot jemi duke u përballur me shqetësime më të mëdha se vetë rajoni ynë, sot po ballafaqohemi me luftën brutale, sot po luftojmë për demokraci”, ka thënë ajo.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës po ashtu shtoi se të gjitha vendet e rajonit dhe jo vetëm Kosova duhet të jenë të guximshme dhe të marrin vendime që do të kenë impakt pozitiv, jo vetëm në rajon, por në të gjithë Evropën.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika