“Bojkoti i seancave, taktikë e Vetëvendosjes për largimin nga debatet që nuk sjellin asgjë të mirë”, thotë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se bojkotimi i seancave të Kuvendit nga partia në pushtet (Lëvizja Vetëvendosje), janë taktikë e tyre që të largohen nga debatet që nuk sjellin asgjë pozitive

Avokati, Tomë Gashi i ftuar në emisionin “FIVE”

Lëvizja Vetëvendosje ka bojkotuar seancat e fundit në Kuvendin e Kosovës, të thirrura nga opozita.

Avokati, Tomë Gashi i ftuar në emisionin “FIVE”, thotë se bojkoti i prezencës së Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend është taktikë që të largohet nga debatet që nuk sjellin asgjë pozitive.

“Kemi dëgjuar lloj lloj fyerjesh mendoj që kjo mund të jetë një prej arsyeve për temat që nuk janë fare aktuale. Besoj që është një taktikë e Vetëvendsojses që të largohet nga debatet që nuk i sjellin mirë askujt. Nëse në Parlamentin e Republikës së Kosovës, dëgjojmë lloj lloj fyeresh ndaj kryeministrit e ata që e fyejnë në metodat më të vrazhda me epitete të rënda për një udhëheqës shtetëror, për kryeministrin e të gjithëve… Jo të ofendohet me gjëra të tilla duke e quajtur spiun i Serbisë e tradhtar….”, tha Gashi.

Gashi thotë se Kurti asnjëherë nuk e ka quajtur ndonjë zyrtar të lartë, spiun të Serbisë.

Teksa shton se të gjithë ata që shajnë kryeministrin, Albin Kurti (duke mos përmendur emra) kanë dëshirë që t’i përngjajnë atij për guximin, e për të cilin thotë se nuk është fare i korruptuar.

“Se besoj që Kurti e ka quajtur dikë prej zyrtarëve më të lartë spiun i Serbisë. Ata që e shajnë Albinin vdesin të jenë si Albini, vetëm pak me i përngja me zotësi. Disa persona… pa emra, mund të kenë lavdata e merita në pjesën e parë gjatë luftës, por të njëjtit për gjërat që i kanë bërë pas luftës, duhet me iu ardhë marre për shumë gjëra”, tha Gashi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika