Boksieri, Altin Zogaj e synon fitoren e madhe të shtunën

Synim e ka titullin e kampionit dhe për të arritur këtë do e shkrijë çdo atom në ring.

Boksieri nga Kosova, Altin Zogaj, të shtunën mbrëma do të përballet me Armenak Hovhannisyan ndaj të cilit e kërkon fitoren në mënyrë që të mund të mund të boksojë në qershor – për titullin Kampion i Evropës.

Kundërshtari nuk është aspak i lehtë, sepse ai është kampion në federatën botërore WBA dhe e mban brezin e WBA Contintal Champion, po ashtu është kampion në federatën botërore WBC dhe e man brezin WBC Asian Boxing Council Continental.

Por, për Zogaj-n nuk ka opsion tjetër përveç fitores dhe për këtë është duke u përgatitur maksimalisht që tre muaj.

Altini ka shifra të “frikshme” , pasi në kategorinë 79.3 kilogramë (gjysmë të rëndë) ka regjistruar dhjetë fitore, dhe të gjitha i ka arritur me KO.

Meçi i 29 vjeçarit do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës, të shtunën rreth orës 22:40.

Në të njëjtën mbrëmje – do të boksojë edhe boksieri tjetër nga Kosova, Festim Kryeziu me nofkën “Timo Schwarzkopf”.

Shija e redaktorit

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort...

Brigjet e Shëngjinit së shpejti do të mirëpresin një nga investimet më madhore në historinë e turizmit shqiptar. Një projekt ambicioz, që hap shtigje...

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Të fundit nga rubrika