Boksieri shqiptar me prejardhje nga Drenica, Altin Zogaj, i cili jeton në Gjermani, më 4 qershor ka meçin e radhës.
Zogaj do të garoi për mbrojtjen e titullit. Për kundërshtar, Zogaj do ta ketë boksierin me origjinë gjeorgjiane, Iago Kiziria, shkruan Portali D.
29 vjeçari i cili jeton në Shtutgart, më 6 nëntor të vitit 2021 ishte përballur në boksin profesionist, me çekin, Michal Ryba.
Zogaj në prani të një numri të madh shikuesish në Wangen, kishte arritur të mposht kundërshtarin e tij, duke e mbrojtur titullin e kampionit të Gjermanisë në kategorinë gjysmë të rëndë deri në 79.3 kg.
Zogaj, me boks merret që nga viti 2015. Fillimisht merrej me boks amator, ndërsa nga viti 2018 ka kaluar në boksin profesionist.
Në fund të vitit të kaluar e ka fituar titullin e kampionit gjerman në peshën gjysmë të rëndë (79 kg), që ishte fitorja e tetë në po aq meçe të zhvilluara. Madje, nga 8 fitoret e tij, 5 i ka shënuar me nokaut. Është i gjatë 188 centimetra.
Por, fillimi i karrierës së tij në boks është i veçantë, pasi në të kaluarën Zogaj ishte pjesë e sportit më të popullarizuar në botë, futbollit, ku nuk pati karrierë të gjatë.
Zogaj, e kishte lënë futbollin shkaku i obligimeve personale, por, më pas, falë të vëllait Milotit, i cili po ashtu ishte boksier, jeta e një futbollisti, mori rrugëtim tjetër.