Vdes boksieri turk pas sulmit në zemër

Musa Yamak ka vdekur tragjikisht në moshën 38-vjeçare pasi pësoi atak në zemër deri sa ishte në ring

Turku me nënshtetësi gjermane Musa Yamak u përball me Hamza Wandera në meçin e tij të nëntë profesional të shtunën.

Gjatë raundit të dytë, Yamak mori një goditje të rëndë në një shfaqje lokale në Buergerhaus, Garching, pranë Mynihut.

Ai u rrëzua dhe ra në dysheme pa ndjenja. Më vonë Yamak u shpall i vdekur në spital pas diagnostikimit që kishte pësuar atak në zemër.

Sipas Bild, pasi ai u rrëzua, mjekët shkuan në ring dhe ndeshja e boksit u anulua.

Megjithatë, policia gjermane raportoi se ndihmësmjekët u vonuan nga tifozët jashtë lokalit.

“Mjekët e ndihmës mjekësore panë skena të trazuara të tifozëve të ngarkuar emocionalisht dhe anëtarëve të familjes në vend”, tha një zëdhënës i policisë së Mynihut për Bild.

Fillimisht ishte e paqartë nëse masat e vonuara të shpëtimit ishin përgjegjëse për vdekjen e 38-vjeçarit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika