Bombardimet izraelite vrasin 28 njerëz në Gazë, thonë zyrtarët shëndetësorë

Sulmet ajrore izraelite në Gazë kanë vrarë të paktën 28 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, vetëm disa orë pas aprovimit të një rezolute të OKB-së që kërkonte armëpushim të menjëhershëm

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë të enjten se sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë të paktën 28 njerëz në Rripin e Gazës, përfshirë shtatë fëmijë dhe një grua, disa orë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e aprovoi një rezolutë për armëpushim të menjëhershëm në Gazë.

Njëri nga sulmet gjatë mëngjesit të së enjtes e bëri rrafsh me tokën një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat, sipas spitalit Al-Aqas Martyrs, ku u dërguan viktimat.

Dy sulme të tjera ajrore i vranë 15 burra të cilët ishin pjesë e komiteteve lokale ë themeluara për t’i ruajtur kamionët me ndihma. Komitetet ishin themeluar nga palestinezët e zhvendosur në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme që udhëhiqet nga Hamasi.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj “kryen sulme precize” gjatë natës ndaj militantëve të armatosur të Hamasit, që ishin të pranishëm në korridorin humanitar në Gazën jugore.

Ajo tha se “të gjithë terroristët që u eliminuan ishin anëtarë të Hamasit dhe synon t’i rrëmbenin dhunshëm kamionët me ndihma”.

Të mërkurën, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së aprovoi rezoluta që kërkojnë armëpushim të menjëhershëm në Gazë, si dhe shprehin mbështetje për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, të cilën Izraeli e ka ndaluar.

Rezolutat e OKB-së nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por ato pasqyrojnë qëndrim ndërkombëtar.

Lufta në Gazë filloi kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Prej atëherë, lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë i ka lënë të vdekur mbi 44.800 palestinezë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Ushtria izraelite ka thënë se i ka vrarë mbi 17.000 militantë, pa dhënë dëshmi për këtë./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika