Bora e madhe pamundëson fluturimet në aeroportin e Mynihut

FOTO: REUTERS

Fluturimet në aeroportin e Mynihut, në jug të Gjermanisë, janë pezulluar deri në mesditën e së shtunës, për shkak të borës së madhe, kanë thënë zyrtarë të aeroportit.

Sipas tyre, shërbimet për menaxhim të borës janë duke punuar për t’i rikthyer operacionet.

Sasia e madhe e borës tashmë ka çrregulluar edhe shërbimet e trenave në jug të Bavarisë, dhe stacioni kryesor i trenave në Mynih është virtualisht i bllokuar, raporton Reuters.

Shërbimet e trenave në distanca të gjata janë anuluar dhe masa pritet të zbatohet gjithë të shtunën.

“Ju rekomandojnë shtyrjen e udhëtimet për dhe nga Munihu”, kanë thënë autoritetet, sipas agjencisë së lajmeve dpa.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika