Në mbledhjen e sotme, Bordi i RTK-së, zgjodhi kryesinë e re.
Me shumicë votash, kryetare e bordit të RTK-së, u zgjodh Albulena Mehmeti, ndërsa nënkryetar, Dardan Beqiri.
“Kryesia e re falënderoi anëtarët e bordit për besimin, si dhe shprehu përkushtimin për avancimin e zhvillimit të RTK-së. Ata gjithashtu theksuan angazhimin për të ndjekur praktikat më të mira të mediave publike ndërkombëtare dhe për të ruajtur stabilitetin financiar të institucionit,” thuhet në komunikatën e Bordit të RTK-së.
“Një nga prioritetet kryesore të kryesisë së re është edhe rritja e kredibilitetit të RTK-së, si dhe vazhdimi i funksionmit të RTK-së në përputhje me rregullativën ligjore dhe standardet më të larta profesionale, duke ofruar informim të saktë, objektiv dhe të shpejtë për qytetarët e Kosovës.”
Ndërsa, zgjedhja e kryesisë së re u bë pas dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm, Besnik Boletini.