Bordi i ShSKUK-së i quan shpifje deklaratat e deputetit Haxhiu

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka publikuar një reagim kundër deklaratave të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Bordi Drejtues e ka quajtur shpifje deklaratën e Haxhiut se Bordi është përgjegjës për keqpërdorimin e 12 milionë eurove.

“Bordi Drejtues njofton se në kuadër të kompetencave të tij ligjore nuk e ka në menaxhim buxhetin e SHSKUK-së dhe si rrjedhojë nuk ka se si të krijojë dëmin në shumën e përmendur nga zotëri Haxhiu”, thuhet në reagim.

Po ashtu, sipas reagimit nga ana e tyre, deklarimet e deputetit Haxhiu janë dhe me qëllim të degradimit të autoritit të anëtarëve të Bordit Drejtues.

“Aq më tepër kur fjala është për një profesionist shëndetësor që madje as gjatë Pandemisë Covid -19 nuk ka dhënë asnjë kontribut në trajtimin e qytetarëve në nevojë, përfshirë edhe kryerjen e ushtrimeve fizioterapeutike për të cilat është i thirrur”, thuhet tutje në reagim.

Ndër të tjera, Bordi Drejtues deklaratat e Haxhiut i ka konsideruar tendencë për arritje të qëllimeve politike, dhe sipas tyre, është edhe qëllim për të ndikuar direkt në humbjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike shëndetësore.

Deputeti Haxhiu, në seancën plenare në Kuvend, ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është i gatshëm për t’u përgjigjur për gjithçka, por vetëm për punën e tij nuk jep përgjigje.

Ky reagim i Haxhiut erdhi pasi ministri Vitia deklaroi se Qeveria PAN nuk ka miratuar asnjë ligj për shëndetësi.

“Dje ishte një lajm i mirë për Kosovën. U bë më në fund ligji për çmimin e barnave. Këtij ligji duhet t’i gëzohet secili qytetar. Kisha pas qejf që ky ligj të bëhet më herët, por fatkeqësisht nuk është bërë…Nuk është bërë më herët, sepse në Qeverinë e PAN-it asnjë ligj për Ministrinë e Shëndetësisë nuk është proceduar. Unë edhe atëherë kam thënë me udhëzim administrativ nuk zgjidhjet kjo çështje. Zgjidhet vetëm me ligj”, ka thënë Vitia.

Ndërsa, më tutje, Haxhiu kishte theksuar se Vitia është në gjendje të përgjigjet për punën e PAN-it, por jo edhe për 12 milionë euro keqpërdorime nga Bordi i SHKUK-së në vitin 2021, që, sipas tij, i ka evidentuar Zyra e Auditorit Kombëtar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika