Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka mbajtur sot mbledhjen e dytë për këtë vit, ku u diskutuan disa çështje për sektorin energjetik në Kosovë.
Megjithatë, shqyrtimi tarifor nuk ishte pjesë e kësaj seance, pasi afati për dorëzimin e komenteve nga palët e interesit mbetet i hapur deri në orën 16:00 të ditës së sotme.
Ndërkohë pritet që nga muaji prill tarifat e energjisë elektrike të pësojnë një rritje prej rreth 15%.
“Sa i përket procesit të shqyrtimit tarifor, gjatë kësaj seance nuk është trajtuar ndonjë pikë lidhur me këtë çështje, pasi afati për dorëzimin e komenteve është ende i hapur dhe do të mbyllet sot deri në ora 16:00. ZRRE do t’ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet në vazhdim, duke synuar një proces transparent dhe te hapur të shqyrtimit tarifor”, thuhet në njoftim.