“Borë në Gusht nuk bie”, Haradinaj i fton qeveritarët që të dalin ta shohin gjendjen

Ish-deputeti i Kuvendit, Daut Haradinaj, e ka ftuar Qeverinë Kurti 2 që të dalë në terren për të inspektuar gjendjen e rrugëve pas sipas tij Rruga Prishtinë - Pejë po e demanton institucionet përgjegjëse

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti 2 duke i ftuar që të dalin në terren për ta parë gjendjen e rrugëve.

“Dilni në terren pak o qeveritarë e shihni si është gjendja, me kilometra kolonë”, i ka ftuar ai qeveritarët.

“Nëse vazhdon me ra borë kësisoj, vaj halli për ne! Mos thoni që reshjet e borës janë të befasishme, sepse borë në Gusht nuk bjen, vetëm dimrit!”, ka shtuar ai.

Por sipas Haradinajt, “Rruga Prishtinë – Pejë po i demanton institucionet përgjegjëse”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika