Borell bisedon me Xhaçkën, diskutojnë mbi përparimet e nevojshme të Shqipërisë për në BE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka biseduar me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, të cilët kanë diskutuar rreth përparimeve të nevojshme urgjente në rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për në BE

Josep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përmes një postimi në Twitter ka bërë me dije se ka biseduar me ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme, Olta Xhaçka.

“Me Shqipërinë si anëtare jo të përhershme dhe Presidencën aktuale, ne mund të llogarisim një anëtar më shumë në Këshill. Ne diskutuam, gjithashtu, përparimet e nevojshme urgjente në rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për në BE”, ka shkruar Borell.

Më 16 maj, Xhaçka mori pjesë në takimin informal të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian me homologët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Takimi është zhvilluar me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell.

Në fjalën e saj, Xhaçka ka evidentuar progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, si dhe përkushtimin e qeverisë shqiptare në zbatimin e mëtejshëm të reformave të lidhura me agjendën evropiane.

Gjatë ndërhyrjes së saj, kryediplomatja ka theksuar, gjithashtu, se mënyra se si Shqipëria ka reaguar ndaj situatës aktuale gjeopolitike i ka ngritur edhe më tej vlerat vendit në sytë e partnerëve euro-atlantikë.

Ndërkohë, vendimi për caktimin e datës së konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, sipas Xhaçkës, do të ishte e vetmja rrugë për të ruajtur fuqinë transformuese të BE-së në rajon, si dhe për të mbajtur lart mbështetjen qytetare ndaj procesit të integrimit.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit nënvizuan rëndësinë e marrëdhënieve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa, tre muaj më parë, Përfaqësuesi i Lartë, Borrell vlerësoi aksionin diplomatik të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, linjëzimin e plotë me qëndrimet e BE-së dhe masat kufizuese në praktikë dhe gatishmërinë për të pritur qytetarët e zhvendosur nga Ukraina për shkak të agresionit.

Së bashku me SHBA-të, Shqipëria është bashkëpunuese e kauzës ukrainase në Këshillin e Sigurimit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika