Borell: Edhe një herë, civilët e pafajshëm paguajnë çmimin më të lartë

Borrell ka vlerësuar se ky sulm paraqet një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut dhe konventave ndërkombëtare që përcaktojnë mbrojtjen e civilëve gjatë konflikteve. Ai ka shtuar se edhe një herë tjetër civilët e pafajshëm po "paguajnë çmimin më të lartë" në këtë konflikt të dhimbshëm

Josep Borell

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka reaguar në lidhje me sulmin i cili la të paktën 500 viktima në një spital në Gaza.

Ky sulm është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe të konventave ndërkombëtare që mbrojnë civilët gjatë konflikteve.

Ai ka shtuar se edhe një herë, “civilët e pafajshëm paguajnë çmimin më të lartë”.

Sulmi ndaj një objekti të tillë të kujdesit shëndetësor shfaq një mungesë të qartë të respektit për jetën dhe shëndetin e civilëve në zonën e konfliktit.

“Përgjegjësia për këtë krim duhet të përcaktohet qartë dhe autorët duhet të mbahen përgjegjës”, ka përfunduar Borell.

Ndryshe, ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se sulmi ajror izraelit në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi në qendër të qytetit të Gazës ka rezultuar në të paktën 500 viktima.

Spitali u godit pa asnjë paralajmërim paraprak.

Sulmi në spitalin e Gazës ishte deri tani sulmi ajror më vdekjeprurës izraelit në pesë luftëra të zhvilluara që nga viti 2008.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika