Borell flet me Blinken, temë diskutimi edhe Ballkani Perëndimor

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ka biseduar të enjten vonë nëpërmjet telefonit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, me të cilin ka thënë se kanë diskutuar edhe për Ballkanin Perëndimor

Ilustrim

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ka biseduar të enjten vonë nëpërmjet telefonit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Borrell ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Twitter, teksa ka thënë se me Blinken rikonfirmuan vendosmërinë e përbashkët për të vazhduar ofrimin e mbështetjes kuptimplotë për Ukrainën, duke përfshirë edhe anën ushtarake.

Mes tjerash, ka treguar se është diskutuar edhe për Ballkanin Perëndimor, por që nuk ka dhënë detaje të mëtejme.

“Telefonata me Sekretarin Blinken ripohoi vendosmërinë tonë të përbashkët për të vazhduar ofrimin e mbështetjes kuptimplotë për Ukrainën, duke përfshirë edhe anën ushtarake. Gjithashtu u diskutua për Iranin, Ballkanin Perëndimor dhe Kinën. Koordinimi dhe uniteti transatlantik më i fortë se kurrë”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika