Borell: Serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucione, Kosova ta formojë Asociacionin

Sipas në njoftimi nga zyra e BE-së për media kanë bërë të ditur se Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell ka kërkuar që Serbët e Kosovës duhet të kthehen menjëherë në institucionet e Kosovës dhe të rifillojnë detyrat e tyre, dhe Kosova duhet t'i harmonizojë veprimet e saj në targa me marrëveshjet e kaluara të Dialogut dhe të nisë negociatat për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe pa vonesa të mëtejshme

Josep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian

Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell ka takuar të premten kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në takime të ndara në margjina të Forumit të Paqes në Paris.

Sipas një njoftimi nga zyra e BE-së për media behët e ditur se Borell ka kërkuar kthimin e serbëve të Kosovës menjëherë në institucionet shtetërore.

“Serbët e Kosovës duhet të kthehen menjëherë në institucionet e Kosovës dhe të rifillojnë detyrat e tyre, dhe Kosova duhet t’i harmonizojë veprimet e saj në targa me marrëveshjet e kaluara të Dialogut dhe të nisë negociatat për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe pa vonesa të mëtejshme. Këto detyrime, të marra në kuadër të Dialogut, mbeten të vlefshme dhe të detyrueshme”, thuhet në njoftim.

Qëllimi i takimeve ishte adresimi i sfidave kritike në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Diskutimet u fokusuan në ndihmën e palëve për të gjetur zgjidhjet e nevojshme urgjente për krizën aktuale dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në terren.

Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell dhe kryeministri i Kosoves, Albin Kurti

Përfaqësuesi i Lartë Borrell i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, përsëriti se palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive, të tregojnë gatishmëri për një kompromis dhe të respektojnë angazhimet e tyre në dialog.

Borell tha se “Mjedisi aktual gjeopolitik e bën edhe më të domosdoshme tejkalimin e trashëgimive të së kaluarës dhe angazhimin në negociata kuptimplote për atë që ka vërtet rëndësi për Kosovën, Serbinë, popullin e tyre dhe gjithë rajonin – që është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy Palët si një faktor kyç për të ecur përpara në rrugën e tyre evropiane”.

Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Gjithashtu, Borrell nënvizoi rëndësinë e të përmbajturit nga çdo veprim i njëanshëm dhe retorikë nxitëse. Me luftën në Ukrainë, Evropa nuk mund të ketë një tjetër konflikt në tokën e saj. Është përgjegjësi e Palëve që ta shmangin këtë për të mirën e njerëzve të tyre, të cilët do të humbasin më shumë nëse sjellja aktuale përshkallëzuese nuk ndryshon.

Pamundësia për të përmbushur detyrimet dhe përshkallëzimi i shpejtë do të ketë pasoja të dëmshme para së gjithash për njerëzit në Kosovë dhe Serbi, për të ardhmen evropiane të të dyja palëve dhe besueshmërinë e tyre në sytë e partnerëve evropianë dhe ndërkombëtarë.

Përfaqësuesi i Lartë do të informojë Shtetet Anëtare të BE të hënën në Këshillin e Punëve të Jashtme rreth diskutimeve të tij dhe do të japë analizën e tij të situatës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika