Boris Johnson ka kaluar me sukses mocionin e mosbesimit në Parlamentin e Britanisë së Madhe.
Me 211 vota të siguruara nga deputetët, Johnson rifitoi besimin për të mbetur kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Deputetët konservatorë siguruan 54 votat për mocionin e mosbesimit.
Ata kërkuan largimin e Johnsonit duke e kritikuar për mënyrën e menaxhimit të pandemisë dhe për festat private në kohën kur vendi ishte i mbyllur.
148 deputetë votuan për largimin e Johnsonit.

Johnson u përball me një mocion të brendshëm “mosbesimi”. Kjo pas një sërë skandalesh, duke përfshirë një raport zyrtar për keqmenaxhimin e pandemisë.
Raporti hetimor i nëpunëses së lartë civile, Sue Grey, e ka akuzuar Johnsonin për keqmenaxhim serioz gjatë pandemisë COVID-19.
Aty shkruhej se ai kishte festuar vazhdimisht në kundërshtim me rregullat e distancimit social dhe i kishte shpallur ato si mbledhje qeveritare.