Boris Johnson sërish në Kiev

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, sërish ka vizituar Kievin, ku edhe është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me të cilin ka diskutuar për ofrimin e një programi të madh trajnimi për forcat ukrainase

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris johnson dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në këtë takim është diskutuar për luftën e vendit kundër Rusisë, dhe për të ofruar një program të madh trajnimi për forcat ukrainase.

Siç raporton Sky News, programi  i udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar ka potencialin për të trajnuar deri në 10 mijë ushtarë çdo 120 ditë, dhe do t’i ndihmojë ushtarët e rinj dhe ekzistues ukrainas.

Johnson, përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se “sa mirë të jesh sërish në Kiev”.

Britania e Madhe është në mesin e shteteve më të zëshme në Perëndim, që ka dënuar veprimet ruse.

Duke mbështetur Ukrainën, përveç shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, edhe Britania ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Po ashtu, kryeministri Johnson ishte deklaruar se është i gatshëm që t’i ofrojë Ukrainës mbështetje ushtarake, duke përfshirë armë mbrojtëse.

“Në kohën e rritjes së sjelljeve kërcënuese nga Rusia dhe në linjë me mbështetjen tonë të mëhershme, Mbretëria e Bashkuar së shpejti do të ofrojë një pako të re të mbështetjes ushtarake për Ukrainën”, kishte thënë Johnson para Parlamentit britanik, më 23 shkurt.

Ndërkaq, Komisioni Evropian ka mbështetur Ukrainën dhe Moldavinë që të bëhen kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Por, liderët e vendeve të BE-së do të thonë fjalën e fundit në një samit në Bruksel më 23 dhe 24 qershor.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë për Ukrainën se “ne të gjithë e dimë se ukrainasit janë gati të vdesin për perspektivën evropiane, ne duam që ata të jetojnë me ne, BE”

Ajo ka vlerësuar reformat e paraluftës të vendit për të trajtuar korrupsionin, për të frenuar ndikimin e oligarkëve dhe për të forcuar të drejtat e pakicave, megjithëse vuri në dukje se “ne duam të shohim rezultate në terren”.

Nga ana tjetër, Zelenskyy, ka thënë se kjo lëvizje e unionit shënon “hapin e parë në anëtarësimin në BE që sigurisht do ta sjellë fitoren më afër”, duke shtuar se pret rezultate konkrete nga ana e Komisionit Evropian.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika