Boris Johnson viziton Ukrainën, pritet nga presidenti Zelensky

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka udhëtuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Siç shkruan BBC, vizita e paralajmëruar erdhi pasi u shfaqen pyetje të reja mbi financat personale të ish-kryeministrit Johnson.

Gjatë vizitës së tij në Ukrainë, Johnson është pritur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe ministra të tjerë ukrainas në Kiev.

“Unë mirëpres Boris Johnsonin në Kiev, një mik i vërtetë i Ukrainë. Boris faleminderit për mbështetjen tuaj!”, shkroi Zelensky në Telegram.

Ai po ashtu ka vizituar qytetet Bucha dhe Borodyanka, në veriperëndim të Kievit, të cilat u pushtuan nga forcat ruse në mars të vitit të kaluar.

Johnson ka thënë se “vuajtjet e popullit të Ukrainës kanë vazhduar për një kohë të gjatë”.

“E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është që Ukraina të fitojë – dhe të fitojë sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur Johnson.

“Ky është momenti për të dyfishuar dhe për t’u dhënë ukrainasve të gjitha mjetet që u nevojiten për të përfunduar punën. Sa më shpejt të dështojë Putini, aq më mirë për Ukrainën dhe për të gjithë botën”, shtoi ai.

Ndërsa, kryeministri aktual i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak u tha se ishte “mbështetës” i vizitës së Johnsonit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika