Boris Pistorius emërohet ministër i Mbrojtjes në Gjermani

Boris Pistorius është emëruar ministër i Mbrojtjes në Gjermani. Ky emërim i tij vjen një ditë pas dorëheqjes së Lambrecht, mes presionit të përshkallëzuar mbi reagimin e Gjermanisë ndaj luftës në Ukrainë

Boris Pistorius, ministër i ri i Mbrojtjes në Gjermani

“Boris Pistorius është emëruar ministër i ri i Mbrojtjes në Gjermani”.

Kështu ka njoftuar Qeveria gjermane, raporton REL.

Ai është anëtar i Socialdemokratëve të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe ka shërbyer si ministër i Brendshëm i landit të Saksonisë së Poshtme prej vitit 2013.

Atij do t’i duhet ta finalizojë projektin për modernizim të ushtrisë së Gjermanisë dhe të mbikëqyrë ndihmën e zgjeruar të armëve në Ukrainë, e cila po lufton pushtimin rus.

Pistoriusit do t’i duhet të thellohet menjëherë në punën e re.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloud Austin, pritet ta vizitojë Berlinin këtë javë, dhe më pas, ta vizitojë edhe bazën ushtarake amerikane në perëndim të Gjermanisë.

Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Christine Lambrecht nga kjo pozitë një ditë më parë.

Ky vendim i saj vjen pasi mediat gjermane kanë raportuar të premten se shefja e Mbrojtjes synon të japë dorëheqje pas mesazhit për Vitin e Ri, të cilin e ka postuar në rrjetet sociale.

Në të, Lambrecht e ka përmendur luftën në Ukrainë, nën tingujt e fishekzjarrëve në prapavijë.

Anëtarët e partisë opozitare Unioni Demokristian (CDU) kanë bërë thirrje për dorëheqjen e saj.

Në deklaratën e dorëheqjes, Lambrecht ka përmendur “muaj të fokusit medial” mbi të, dhe se diçka e tillë ka ndërhyrë në debatin faktik për ushtrinë dhe politikat e Gjermanisë për sigurinë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika