Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka bërë të ditur se ka vendosur të anashkalojë debatet në Parlamentin Evropian për shkak të një problemi të vogël shëndetësor.
Borrell ka thënë se mjekët e kanë këshilluar atë të shtyjë ngjarjet publike për disa ditë për të adresuar këtë çështje shëndetësore.
“Fatkeqësisht, m’u desh të anashkaloja debatet në Parlamentin Evropian për shkak të një problemi të vogël shëndetësor dhe mjekët më kanë këshilluar të shtyj ngjarjet publike për disa ditë. Mezi pres të rifilloj programin tim të plotë së shpejti,” ka shkruar Borrell në X.
Borrell së fundmi ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih.
Ai ka theksuar se këto takime kanë përfunduar pa rezultate konkrete për deeskalimin e tensioneve në marrëdhëniet në mes të dy vendeve.