Borrell dënon sulmin në Moskë: Terrorizmi ka goditur përsëri njerëz të pafuqishëm

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Kryediplomati evropian, Josep Borrell ka dënuar sulmin terrorist në Moskë teksa ka kërkuar nga ndërkombëtarët të qëndrojnë të bashkuar kundër akteve terroriste.

Në një postim në rrjetin social “X”, Borrell ka thënë se terrorizmi ka goditur përsëri njerëz të pafuqishëm.

“Unë dënoj në mënyrën më të ashpër sulmin e kryer pranë Moskës gjatë natës së kaluar. Terrorizmi ka goditur përsëri njerëz të pafuqishëm. Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbetet i bashkuar në mënyrë të fortë kundër plagës së terrorizmit”, ka shkruar Borrell.

Së paku 115 njerëz u vranë, pasi sulmues të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës, thanë zyrtarët rusë.

Autoritetet shëndetësore thanë se rreth 145 të tjerë u plagosën – prej tyre rreth 60 në gjendje kritike.

Ngjarja ndodhi në sallën Crocus City në Krasnogorsk, mbrëmjen e së premtes.

Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi, tha të shtunën se 11 persona janë ndaluar lidhur me sulmin në Moskë, përfshirë katër sulmues të armatosur.

11 të arrestuar për sulmin në Moskë, arrin në 115 numri i të vrarëve

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika