Borrell dhe Varhelyi: Në Evropë, s’ka vend për mohim të gjenocidit

Në Evropë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës. Kështu thuhet në deklaratën e përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe komisionerit Oliver Varhely, në 27- vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri Oliver Varhelyi

Në deklaratën e përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisionerit Oliver Varhelyi, në 27-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, thuhet se në Evropë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Sipas Borrell dhe Varhelyi, “agresioni i pajustifikuar dhe i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës ka rikthyer një luftë brutale në kontinent”.

“Është më shumë se kurrë detyra jonë të kujtojmë gjenocidin e Srebrenicës, si pjesë e historisë sonë të përbashkët evropiane”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Sipas deklaratës, vrasjet masive dhe krimet e luftës në Ukrainë sjellin kujtime të gjalla të atyre që u dëshmuan në luftën në Ballkanin Perëndimor në vitet e ’90-ta, shkruan REL.

Përfaqësuesit e BE-së kanë thënë se e shohin sigurinë dhe stabilitetin e Evropës dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Siç thonë ata, kjo tregon nevojën për t’u ngritur në këmbë për të mbrojtur paqen, dinjitetin njerëzor dhe vlerat universale.

“Evropa nuk e ka harruar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe përgjegjësinë tonë për të mos qenë në gjendje të parandalojmë dhe ndalojmë gjenocidin. Në Srebrenicë, Evropa dështoi dhe ne jemi përballur me turpin tonë”, vijon deklarata.

Po ashtu, përfaqësuesit e BE-së janë shprehur se duan të shohin përparimin e Bosnjë-Hercegovinës në pajtim me tejkalimin e trashëgimive të së kaluarës dhe përparimin e Bosnjë e Hercegovinës në rrugën e saj të integrimit në BE.

“Udhëheqësit politikë duhet t’i kthejnë fjalët në vepra: Ata duhet të zgjedhin të vërtetën, drejtësinë dhe bashkëpunimin në vend të frikës dhe urrejtjes, për të kapërcyer trashëgiminë tragjike të së kaluarës dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme dhe të begatë për brezat e ardhshëm”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika