Borrell do t’i takojë ndaras Kurtin e Vuçiqin në Mynih

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, do të zhvillojnë një takim bilateral këtë të premte. Borrell, ka thënë se do të zhvillojë një takim edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Por, një takim i përbashkët i liderëve me ndërmjetësin evropian të dialogut, nuk është në agjendë

Foto nga arkivi: Përfaqësuesi i Lartë të BE-së, Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të premte pritet të takohet me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell.

Takimi bilateral do të zhvillohet në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Siç është bërë e ditur në rendin e ditës, takimi pritet të fillojë në ora 16:30.

Borrell një ditë më vonë pritet ta takojë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Por, një takim i përbashkët i liderëve me ndërmjetësin evropian të dialogut, nuk është në agjendë.

“Nuk është në planifikimet e mia, nuk është në agjendën time, por nëse do të ishte i mundur, ne do të ishim të lumtur. Në të kundërtën, unë duhet të tentoj ta arrij këtë [takimin Kurti-Vuçiq] diku tjetër”, ka deklaruar Borrell në Munih.

Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla kanë udhëtuar të enjten për në Mynih të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Konferenca e Sigurisë së Munihut nisi këtë të premte, më 16 shkurt, në një kohë kritike përderisa në Shtetet e Bashkuara po vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale ku ka të ngjarë që sërish të përballen presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump.

Në këtë konferencë marrin pjesë presidentë, kryeministra, eurodeputetë e deputetë nga shtete të ndryshme.

Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka theksuar rëndësinë e Konferencës së Mynihit si një nga ngjarjet më të mëdha lidhur me sigurinë globale, teknologjinë, qëndrueshmërinë dhe rrjetet e bashkëpunimit.

Ministria e Jashtme ka njoftuar se Gërvalla, përveç pjesëmarrjes në panelet e diskutimit të konferencës, do të zhvillojë takime bilaterale me përfaqësues të shteteve të ndryshme të Evropës dhe botës, eurodeputetë, deputetë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe mediave.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika