Borrell: Duhet të vendosim sanksione të reja ndaj Rusisë

Shefi i diplomacisë së BE-së, Borrell ka thënë se anëtarët e Bashkimit Evropian duhet të arrijnë marrëveshje për çështjen e paketës së ardhshme të sanksioneve ndaj Rusisë

Anëtarët e Bashkimit Evropian(BE) duhet të arrijnë marrëveshje për çështjen e paketës së ardhshme të sanksioneve ndaj Rusisë, ka thënë të hënën shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Në këtë paketë të sanksioneve ai ka përmendur si pikë kryesore vendosjen e kufizimeve për importin e naftës ruse.

“Ne duhet të vendosim unanimisht. Ka pasur bisedime të vështira dje pasdite, si dhe sot në mëngjes”, ka thënë Josep Borrell për “France Info”.

Ai, ndër të tjera, ka shtuar, “Unë mendoj se sot pasdite, ne do të jemi në gjendje t’u ofrojmë krerëve të vendeve anëtare një marrëveshje”, raporton Reuters.

Vendet e Bashkimit Evropian nuk arritën të kenë një marrëveshje për sanksionet ndaj naftës ruse të dielën, pasi ato kërkojnë të përgatisin një marrëveshje në kohë për një samit të BE-së të hënën pasdite.

I pyetur nëse planet për të përfshirë një ndalim të importit të naftës ruse mund të dështojnë për shkak të rezistencës nga Hungaria dhe shtetet e tjera të Evropës Lindore, Borrell është përgjigjur: “Jo, nuk mendoj kështu…do të ketë një marrëveshje në fund.”

Josep Borell, shefi i diplomacisë së BE-së

Sipas Borell, duhet të merren parasysh rrethanat individuale të secilit anëtar të BE-së.

“Një zgjidhje gjithëpërfshirëse nga BE-ja duhet të bëhet në mënyrë që t’u japë tri vendeve që përbëjnë 7 për qind deri në 8 për qind të importeve të naftës ruse, më shumë kohë për t’u përshtatur”, ka thënë Borell.

Ndryshe, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të hënën e 9 majit, ka bërë  një udhëtim në kryeqytetin e Hungarisë për negociata me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, në përpjekje për të shpëtuar propozimin, por ende nuk është arritur një marrëveshje.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika