Borrell e Lajçak dënojnë sulmet ndaj Policisë në veri: Autorët duhet të dalin para drejtësisë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe emisari special i BE-së, Mirosalv Lajçak, kanë dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në veri të vendit. Në këtë sulm, një polic u vdiq dhe dy të tjerë u plagosën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajcak, dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell, në Bruksel, 2 maj 2023.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka komentuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës afër Manastirit të Banjskës, në veri të vendit, ku mbeti një polic i vdekur, kurse dy të lënduar, njëri nga arma e zjarrit.

Borrell ka thënë se të gjitha faktet rreth sulmi duhet të vërtetohen, duke kërkuar që autorët të përballën me drejtësinë.

Ai ka dënuar këtë sulm.

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ka reaguar edhe emisari special i BE-së, Mirosalv Lajçak, i cili ka kërkuar që palët t’i kthehen dialogut, duke ritheksuar – atë që kërkoi Borrell – që autorët e sulmit të dalin para drejtësisë.

“Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është me viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar Lajçak.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika