Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell, sot ka nominuar 44 shefa të rinj të delegacioneve e zyrave të ngarkuarit me punë të Bashkimit Evropian për rotacionin e ardhshëm diplomatik në Delegacionet e BE-së, në mbarë botën.
Përmes një komunikate për media, Emisari aktual për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është nominuar për ambasador të BE-së në Zvicër.
Në njoftimin zyrtar thuhet se “Miroslav Lajçak është nominuar si ambasador i BE-së në Zvicër. Ai aktualisht po shërben si përfaqësues special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera të Ballkanit Perënidmor. Më herët, ai ka shërbyer si Ministër i Jashtëm i Sllovakisë”.
Ndërsa, Ambasadori aktual i BE-së në Estoni, Aivo Orav, është zgjedhur që të jetë shefi i ri i Zyrës së bllokut evropian në Kosovë, në vend të Tomas Szunyog. Orav ka shërbyer më parë si ambasador i BE-së në Mal të Zi.
Ndryshimet në BE, Lajçak ambasador në Zvicër, largohet edhe Szunyog