Borrell: Është koha për zbatimin e marrëveshjes, sot do ta shohim a janë palët gati për marrjen e përgjegjësive

"Është koha për të filluar zbatimin serioz të marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse janë gati palët të marrin përgjegjësi", ka shkruar shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, teksa është duke u zhvilluar takimi trepalësh në Bruksel

Teksa po zhvillohet takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se tashmë është koha për zbatimin e Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, dhe se sot do të kuptohet se a janë palët të gatshme për marrjen e përgjegjësive.

“Jam duke pritur presidentin e Kosovës, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për një takim të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel. Është koha për të filluar zbatimin serioz të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi”, ka shkruar Borrell.

Ndryshe, në Bruksel tashmë ka nisur takimi i përbashkët midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Fillimisht ka pasur takime dypalëshe midis përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe liderëve. Takimi midis Kurtit dhe Borrellit është mbajtur nga ora 10:00, ndërkaq në 09:00 shefi i diplomacisë evropiane është takuar me Vuçiqin.

Takimi vjen në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës. Situata atje është acaruar qysh nga fundi i majit.

Atëkohë, grupe serbësh kishin nisur protestat për të kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë – nën përcjelljen e policisë – në zyrat e komunave në veri.

Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit që janë mbajtur në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por që janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika