Borrell i quan sulmet e Iranit ndaj Izraelit një “përshkallëzim të paprecedentë”

Derisa SHBA është angazhuar direkt në parandalimin e sulmit Irakian mbi Izraelin, Kryediplomati i BE-së, Josep Borell përmes platformës X ka dënuar sulmin e Iranit duke e quajtur atë si një ''përshkallëzim të paprecedentë dhe një kërcënim i rëndë për sigurinë rajonale''

Josep Borell.

Shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian(BE), Josep Borrell, ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Izraelit.

Ai i ka quajtur sulmet si një “përshkallëzim të paprecedentë”.

“BE dënon fuqishëm sulmin e papranueshëm iranian kundër Izraelit”, shkruan ai në rrjetin social X.

“Ky është një përshkallëzim i paprecedentë dhe një kërcënim i rëndë për sigurinë rajonale,” ka shkruar kryediplomati i BE-së, Borell derisa SHBA është angazhuar direkt duke rrëzuar dronët iranian për të parandaluar sulmet.

Gjithashtu, edhe Britania e Madhe është angazhuar duke dërguar aeroplanë dhe flotën e saj nga Qipro në drejtim të Lindjes së Mesme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika