Borrell: Jemi të fokusuar në zbatimin e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë

Në takimin e 27 shkurtit, Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që s’duhet diskutime të mëtutjeshme për propozimin evropian. Kjo sipas përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell nënkupton se e konsiderojnë që teksti i marrëveshjes është i mbyllur

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se fokusi i Bashkimit Evropian është në zbatimin e marrëveshjes për planin evropian që është dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka thënë ai në një konferencë për media në Tiranë, ku ishte pjesë e takimit në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit në mes të BE-së dhe Shqipërisë.

“Në takimin e 27 shkurtit, Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që s’duhet diskutime të mëtutjeshme për Propozimin evropian. Kjo nënkupton se e konsiderojmë që teksti i marrëveshjes është i mbyllur. Një gjë është marrëveshja, e tjetër është se kur dhe si do të zbatohet. Ka pasur marrëveshje në të kaluarën që kurrë nuk janë zbatuar. Nuk mund të ndodhë sërish e njëjta gjë. Aktualisht jemi duke punuar, jo në marrëveshjen vetë që është dakorduar tashmë, por në zbatimin e saj dhe ky zbatim është një aneks”, ka thënë Borrell.

Ai pret që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të shkojnë në Ohër të shtunën me një qasje konstruktive.

“Të dyja palët duhet të pajtohen për zbatim. Duhet zbatuar këtë marrëveshje. Shpresoj që të shtunën të dyja palët të vijnë me qasje konstruktive, me vullnet dhe të angazhuara. Insistoj jo në marrëveshje, por modalitetet e zbatimit e afatet kohore. Nëse kjo ndodh, Ballkani Perëndimor bën një hap të madh përpara drejt BE-së”, ka thënë Borrell.

Borrell u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit për Shqipërinë.

Rama ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është gjëja më e mirë që mund të ndodhë.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika