Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e aneksit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
Borrell tha se Kosova është pajtuar të fillojë menjëherë zbatimin e nenit të 7 të planit evropian, ku në nen thuhet se Kosova duhet të zbatojë marrëveshjet e kaluara, përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Më lejon të fiksohem në disa pika specifike Kosova është pajtuar që menjëherë të nisë zbatimin e nenit 7 të planit evropian, për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhmit për serbët në Kosovë, palët po ashtu janë pajtuar për të miratuar deklaratën për personat e pagjetur të negociuar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si çështje urgjente. Më duhet të theksojë se fillimisht kemi propozuar një aneks me të detajuar, më ambicioz, por fatkeqësisht palët nuk kanë arritur një marrëveshje për atë version më të detajuar”, ka thënë Borrell.
“Palët jane pajtuar t’i respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe t’i implementojnë të gjitha obligimet. Ky rezultat erdhi pas negociatave të vështira”, ka deklaruar Borell.