Borrell: Kërkova nga Kurti largimin e policisë nga objektet komunale, nga Vuçiq largimin e protestuesve

Pas takimeve të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiq, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka kërkuar që njësia speciale të largohet nga objektet komunale të veriut të Kosovës dhe kryetarët ta ushtrojnë detyrën në objekte alternative. Nga Vuçiq ka kërkuar tërheqjen e protestuesve dhe lirimin e policëve

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Evropian, Josep Borrell, është deklaruar pas takimeve të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai tha se me ta pati më shumë se 4 orë diskutime, dhe se nga Kurti, ka kërkuar që njësia speciale të largohet nga objektet komunale të veriut dhe kryetarët përkohoësisht ta ushtrojnë detyrën në objekte alternative.

Kurse nga Vuçiq, Borrell tha se ka kërkuar që gradualisht të ndikojë në largimin e protestuesve rreth objekteve komunale në katër komunat e veriut.

“Kemi kërkuar nga të shumë herë të deeaskalohet situata dhe të rikthehen në dialog. Be ka qenë e qartë për hapat, edhe SHBA po ashtu. Për fat të keq, çdo që kemi parë ka qenë e kundërta. Kemi shpenzuar më shumë se 4 orë me Kurtin dhe Vuciq në takime të ndara për ta gjetur një zgjidhje. Kemi prezantuar palët për Kosovën, që menjëherë t’i heqë njësitë speciale, dhe 4 kryetarët përkohësisht ta ushtrojnë detyrën jashtë objekteve”, ka thënë ai.

Tutje, ai tha se në katër komunat veriore të Kosovës, duhet të shpallen zgjedhjet sa më parë, dhe se në këtë proces duhet të këtë gjithpërfshirje. Ai tha se liderët u pajtuan se duhet të ketë zgjedhje.

Ai tha se të dy liderët, Kurti dhe Vuçiq e kuptuan se situata është serioze, por sipas tij qëndrimet e tyre ishin të ndryshme.

“Dy liderët e kuptuan situatën, kanë qëndrime të ndryshme, interpretime të ndryshme… Për të shkuar përpara kam propozuar propozime konkrete. Në këtë kontest jemi pajtuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme, dhe si të shkojmë atje, ende nuk jemi atje”, ka thënë ai.

Borrell tha se ka kërkuar nga Vuçiq, lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës.

Borrelli ka deklaruar se janë të papranueshme arrestimet të cilat i ka quajtur arbitrare “dhe keqtrajtimet e të burgosurve”.

Ai ka thënë se Kurtit i ka prezantuar disa dyshime për “keqtrajtim të të burgosurve” dhe ka njoftuar se ka kërkuar hetim të detajuar për vlerësim të situatës e nevojën për masa të duhura.

Borrell theksoi nevojën e rikthimit në dialog dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë Asociacionin

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika