Borrell: Korridori i grurit është hapur falë OKB-së dhe Turqisë

Për Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, marrëveshja e në mes të Ukrainë dhe Rusië për të lejuar transportin e Grurit është falë OKB-së dhe Turqisë

Josep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, ka thënë se “pengesa e grurit në Ukrainë po hiqet falë Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Turqisë. Shpresojmë që kjo të normalizohet. Sepse drithi për të cilin po flasim është 20 milionë tonë”.

Nëse 20 milionë tonë drithëra dhe luledielli nuk do të ishin zhbllokuar, për Borrellin, i bie që dikush në botë, nuk do të mund të hajë, si pasojë e mungesës së ushqimit.

Inflacioni që u shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe Luftë në Ukrinë, ka shkaktuar probleme financimin, ushqimin dhe energjinë. Sipas Borrell-it nuk mund të zgjidhen për një kohë të shkurtër.

Tutje ai ka thënë se “ndoshta është si një shaka, por një person që dëshiron të blejë një makinë të re në Evropë duhet të presë për 1 vit”.

Borrell mori pjesë në një seminar mbi të ardhmen e Evropës gjatë kursit veror të organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar Menendez Pelayo në Santander të Spanjës.

Në fjalimin dhe në konferencën për media që mbajti më pas, Borrell, ka theksuar se lufta midis Ukrainës dhe Rusisë “nuk është një luftë e vogël dhe 10 milionë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre”, ai tha se “është një luftë e madhe që mund të ketë pasoja të mëdha” transmeton Anadolu Agency (AA).

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika