Borrell: Kurti paraqiti kushte për t’u takuar me Vuçiqin, një nga to dorëzimin e Radojçiqit

Pas takimeve dypalëshe në Bruksel, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paraqiti tre kushte për një takim trepalësh me presidentin serb, duke përfshirë dorëzimin e Milan Radojçiqit, por Serbia nuk ishte e gatshme të pranojë këto kushte

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë i gatshëm për një takim trepalësh në Bruksel.

Borrell ka theksuar se kryeministri Kurti paraqiti tre kushte, një nga to edhe dorëzimin e Milan Radojçiqit.

Ai ka deklaruar se pas takimeve dypalëshe nuk është arritur asnjë përparim konkret për normalizimin e marrëdhënieve.

“Kurti e Vuçiq kanë parashtruar pikëpamjet e tyre, dhe kanë sqaruar qëndrimet e tyre sesi të shkohet përpara deh si procesi të ecë para. Diskutimet ishin të vështira siç kanë qenë gjithmonë dhe në fund nuk ka pasur një takim trepalësh, Kosova nuk ishte e gatshme për sot, Serbia ishte  gatshme ta bënte këtë por duhet dy persona për një tango duhet dy veta për t’u ulur në tavolinë për ta vazhduar dialogun. Për fat të keq asnjë pirogës për normalizim nuk mund të arrihet sot”, ka deklaruar Borrell.

Borrell përmendi kushtet e Kurtit gjatë një konference për media, duke përfshirë formalizmin e Marrëveshjes Bazë, tërheqjen e letrës zyrtare nga Ana Bërnabiq dhe dorëzimin e Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.

“Kurti paraqiti tri kushte, po citoj, e para, formalizmi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve. E dyta, tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023. Dhe e treta, dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës”, ka thënë tutje Borrell gjatë një konference për media.

Po ashtu, Borrell ka theksuar se Serbia nuk ishte e gatshme që plotësisht të pranojë kushtet e vendosura nga Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika