Borrell: Mundësia duhet shfrytëzuar, askush nuk përfiton më shumë prej saj sesa njerëzit në Serbi dhe Kosovë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka theksuar se Kurti me Vuçiqin, kishin rënë dakord më 27 shkurt të vitit 2023 që plani evropian të jetë rruga e bisedimeve ndërmjet dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve, po ashtu dhe bisedimet t’i vazhdonin në Ohër për zbatimin e këtij plani.

Takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak. Bruksel, 27 shkurt 2023.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka treguar se ai ka ushtuar për Ohër, me shpresën që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do ta shfrytëzojnë siç e quan Borrelli mundësin e veçantë që qytetarët e të dyja vendeve të përfitojnë.

“Unë po shkoj në Ohër me shpresën që të përballem me një mundësi unike për Kosovën dhe Serbinë për të ecur përpara, duke bërë përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve”.

“Mundësia duhet shfrytëzuar – askush nuk përfiton më shumë prej saj sesa njerëzit në Serbi dhe Kosovë”, ka shkruar Borrell.

Më tej, Borrell ka përfunduar se duke theksuar se Kurti me Vuçiqin, kishin rënë dakord më 27 shkurt të vitit 2023 që plani evropian të jetë rruga e bisedimeve ndërmjet dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve, po ashtu dhe bisedimet t’i vazhdonin në Ohër për zbatimin e këtij plani.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika