Borrell njofton ministrat e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kryediplomati evropian, Josep Borrell do të informojë të hënën ministrat e Jashtëm të BE-së për ecurinë e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell do të informojë të hënën ministrat e Jashtëm të BE-së për ecurinë e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe diskutimeve që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak ka pasur ditëve të fundit në Kosovë dhe Serbi.

Këtë e ka konfirmuar më 23 janar, në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, raporton REL.

Ai nuk ka dashur të flasë shumë rreth takimeve që Lajçak ka pasur në Prishtinë dhe Beograd, duke thënë se për këtë ka folur vetë i dërguari i posaçëm pas përfundimit të takimeve në të dy kryeqytetet.

“Në vazhdimësi të vizitës që Lajçak pati, përfaqësuesi i lartë Borrell do t’i njoftojë sot ministrat për rezultatet e takimeve dhe për hapat e ardhshëm në procesin e dialolgut“, ka thënë zëdhënësi i BE-së, duke paralajmëruar se gjatë ditës Borrell do të bëjë të ditur edhe më shumë hollësi.

Burimet e Bashkimit Evropian kanë thënë se nga rezultatet e takimeve varet edhe përgjigjja në pyetjen se kur do të mund të zhvillohet takimi i radhës në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut.

Të njëjtat burime kanë thënë se presin nga palët që të marrin seriozisht “propozimin Evropian“ dhe të jenë konstruktivë në vazhdim të dialogut.

Lajçak në vizitën e fundit në Kosovë dhe Serbi ishte i shoqëruar edhe nga i dërguari amerikan për dialog, Gabriel Escobar, por edhe nga tre këshilltarë të lartë nga Gjermania, Franca dhe Italia.

Kjo vizitë e përbashkët, sipas diplomatëve në BE, ka pasur për qëllim të dërgojë mesazhin për një mbështetje të madhe për propozimin që u është dhënë palëve dhe për të cilin presin përgjigjen e tyre dhe të angazhohen për miratimin e tij.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika