Borrell nuk e përfundon raportin, mund të përfshihet edhe mbyllja e bankave në veri

Raporti i kryediplomatit evropian, Josep Borell në lidhje me heqjen eventuale të masave të vendosur nga BE për Kosovën, ende nuk ka përfunduar. Në atë raport sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, do të përfshihen edhe zhvillimet e fundit, përfshirë këtu mbylljen e pikave ilegale të bankave serbe në vend dhe aksioni i Policisë së Kosovës për konfiskimin e dinarëve. Qeveria e Kosovës në një përgjigje për Dukagjinin ka ripërsëritur kërkesën për heqjen sa më parë të këtyre masave

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Masat që iu vendosën Kosovës nga BE-ja pas situatës së vitit të kaluar në veri, duket se do të marrin kahje jo të dëshirueshme për vendin, pikërisht për shkak të një aksioni tjetër.

Veprimet e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë në veri të vendit ku para më shumë se 10 ditësh mbyllën pikat ilegale të bankave serbe, duket se do të përfshihet në raportin e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell, për heqjen apo jo të masave ndaj Kosovës.

Raporti ende është duke u finalizuar dhe sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i njëjti rrjedhimisht nuk u është dërguar as shteteve anëtare.

“Masat janë vendosur si përgjigje e hapave të pakoordinuara e të njëanshëm që dërgojnë drejt eskalimit të mëtejmë dhe nuk ndihmojnë në deeskalim. Ato ishin vendosur me qëllimin që t’i motivojnë autoritetet kosovare që të punojnë drejt deeskalimit, kështu që sigurisht gjithçka që po ndodh në terren dhe ka ndikim negativ në përpjekjet për deeskalim, po merret parasysh dhe përfshihet në raport”, ka deklaruar Stano.

Ndërkohë për këto, Qeveria e Kosovës në një përgjigje për Dukagjinin vetëm ka ripërsëritur qëndrimin se masat kundër Kosovës duhet të hiqen sa më parë.

“Qeveria ripërsërit nga ana e saj në vazhdimësi që Kosova i ka përmbushur kushtet dhe masat duhet të hiqen sa më parë”, thuhet në përgjigjen e Klisman Kadiut, Këshilltar për media i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Abit Hoxha, që ligjëron në Universitetin e Adgerit në Norvegji, thotë se institucionet kosovare nuk po shohin në aspektin afatgjatë, duke ndikuar në këtë formë indirekt në atë çka realisht kërkon Serbia.

“Kjo është prej çështjeve tjera që Kosova në fakt nuk po mendon shumë. Njerëzit të cilët kanë përcjellë Kosovën nga viti ’99 janë hequr nga pozicionet e tyre në BE, dhe gjeneratat sa më reja që vijnë ne BE, Kosova aq më vështirë do ta ketë argumentimin për favorin e saj. Zaten kjo është edhe qëllimi i politikave serbe, të cilat kanë qëllim vetëm shtyrjen e vendimeve për Kosovën”, ka deklaruar Hoxha.

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare në bllokun evropian nuk pritet që të mbaj mbledhje për asnjë çështje, kjo për faktin që nga mesi i javës që vjen BE-ja hynë në proces zgjedhor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika