Borrell: Nuk ka BE të sigurt, pa një Ballkan Perëndimor të fortë e paqësor

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, ka theksuar se nuk do të ketë Bashkimi Evropian të sigurt pa një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, të fortë dhe paqësor. Dhe sipas tij, kjo është arsyeja pse që nga viti 2002 BE-ja ka investuar rreth 38 milionë euro në aktivitetet e kontrollit të armëve në rajon

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka deklaruar se Rajoni i Ballkanit Perëndimor në tërësi ka për detyrë të luftojë kundër dhunës, kundër trafikantëve, kundër trafikimit, për të parandaluar që ata të kontaminojnë të gjithë kontinentin.

Këto komente Borrell i bëri gjatë takimit të nivelit të lartë mbi zbatimin e veprimeve specifike për Evropën Juglindore të planit të veprimit të BE-së për trafikimin e armëve të zjarrit 2020-2025, duke përfshirë zbatimin e udhërrëfyesit rajonal për kontrollin gjithëpërfshirës të armëve të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor në tërësi ka për detyrë të luftojë kundër dhunës, kundër trafikantëve, kundër trafikimit, për të parandaluar që ata të kontaminojnë të gjithë kontinentin. Të gjithë e dinë se ky aktivitet, trafikimi, është një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin tonë. Është një kërcënim i shumanshëm, që ndikon në stabilitetin e rajonit, të shteteve, të shoqërive dhe rrit rrezikun e sulmeve terroriste. Ne duhet ta luftojmë atë, pasi është një problem i shumanshëm”.

“Ne duhet ta sulmojmë atë nga shumë kënde, dhe me të gjitha mjetet tona, përtej të gjithë kufijve. Duke u siguruar që masat e marra pas incidenteve të tilla tragjike, ne të qëndrojmë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ne ndajmë një objektiv të përbashkët për të rritur sigurinë evropiane, për të mbrojtur të gjithë qytetarët tanë, qoftë këtu në Bashkimin Evropian, qoftë, dua ta theksoj, në vendet tona anëtare të ardhshme”, ka deklaruar ai, raporton KP.

Sipas tij, që prej 20 vjetësh, Bashkimi Evropian ka investuar rreth 38 milionë euro në aktivitetet e kontrollit të armëve në rajon.

“Nuk do të ketë një Bashkim Evropian të sigurt, pa një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, të fortë dhe paqësor. Dhe kjo është arsyeja pse që nga viti 2002, që prej 20 vitesh, Bashkimi Evropian ka investuar rreth 38 milionë euro në aktivitetet e Kontrollit të Armëve në rajon”, ka thënë ai.

Ndryshe, Borrell ka folur për rëndësinë e luftës kundër tregtisë së armëve të vogla dhe trafikut të tyre në Ballkanin Perëndimor. Ai ka shprehur ngushëllime për viktimat e tragjedive të fundit në Serbi dhe ka theksuar nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë evropiane.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika