Borrell paralajmëron takim në mes të Kurtit dhe Vuçiqit, shkak propozimi evropian

Kryediplomati evropian, Josep Borrell para nisjes së samitit të krerëve të BE-së ka bërë të ditur se ka ftuar në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel për të shtyrë përpara propozimin e BE-së

Josep Borrell,

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell ka paralajmëruar takim në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel për të shtyrë përpara propozimin e BE-së.

Ai këtë e ka thënë para nisjes së samitit të krerëve të BE-së, ku ka theksuar se e para gjë për të cilën do të informohen ata është dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Propozimi është në tryezë. Unë u kam bërë thirrje dy liderëve që të kthehen në Bruksel – së shpejti, pas disa javësh – në mënyrë që të shtyjnë përpara këtë propozim”, ka thënë Borrell.

Kryediplomati ka thënë se ky propozim është mënyra e vetme për të normalizuar marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Do t’u kërkoj liderëve për mbështetje më fortë në mënyrë që të shmanget eskalimi dhe do t’u kërkoj që të punojnë seriozisht për këtë propozim që është mënyra e vetme për të zgjidhur dhe normalizuar marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kemi shkuar nga kriza në krizë. Tani është koha për deskalim dhe punë konstruktive”, ka vijuar ai.

Sipas Borrell, tani është koha për të depërshkallëzuar dhe për të punuar në mënyrë konstruktive.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika