Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, ka bërë të ditur se në takimin në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk u arrit asnjë marrëveshje.
Në një konferencë për media ai tha, se përkundër dështimit për një marrëveshje, dialogu do të vazhdojë ditëve në vijim.
“Fatkeqësisht nuk kemi arritur marrëveshje në takimin e sotshëm, por nuk është përfundimi i këtij tregimi, të dy liderët janë pajtuar që procesi duhet të vazhdojë që diskutimet të rifillojnë në ditët në vijim, ka kohë deri me 1 shtator, nuk ka marrëveshje ditën e sotme, do të vazhdojmë kërkimin për zgjidhje, ky diskutim do të vazhdojë”, ka deklaruar Borrell.
Borrell, u shpreh se për çdo eskalim të gjendjes në terren, të dyja palët do të jenë përgjegjëse, teksa tha se takimi i ditës së enjte nuk ishte takim i rregullt, por ishte më shumë një takim për t’i zgjidhur tensionet në Veri të vendit.
“Takimi nuk ishte ndonjë takim normal apo i rregullt, sëbashku me Lajcak, të cilin dua ta falënderoj, e kemi thirrur këtë takim sepse po përballemi me rritje të tensioneve në veri të Kosovës, mund të themi se ky takim kishte të bënt për përgjegjshmërin ë e të dy liderëve për të bërë përpjekje drejt paqes dhe stabilitetit që duhet të zotërojnë në veri të Kosovës, dhe kjo ka ndodhur në një kohë kritike kur po shohim kthimin eluftës në kontitnentin tonë pas invadimit rus në Ukrainë”, ka deklaruar Borrell.
Ai bëri të ditur se kanë diskutuar për tensionet në Veri, sepcifikisht për vendimet e Qeverisë së Kosovës, për tabela të regjistrimit dhe për dokumentet hyrje-dalje. Por vazhdimisht, përsëriste se BE-ja nuk dëshiron të shoh tensione.
“Çështjet aktuale janë më të rëndësishme, kemi qenë dëshmitarë të këtyre tensioneve, sa i përket tabelave të regjistrimit dhe dokumentet hyrje dalje, për qytetaret e Serbisë, BE nuk dëshiron të shoh tensione në vijim, palët do të kenë përgjegjësi për çfarëdo përshkallëzimi në teren”, ka deklaruar Borrell.
I dërguari special i BE-së, dha detaje të tjera në lidhje se me çfarë është diskutuar në takimin Kurti-Vuçiq. Ai bëri të ditur se përveç situatave aktuale, kanë diskutuar edhe për një marrëveshje eventuale gjithëpërfshirëse.
“Jemi fokusuar për rrugën për normalizimin e marrëdhënieve, të dy liderët patën mundësi të bisedonin në hollësi për këtë marrëveshje gjithëpërfshirëse, derisa tensionet aktuale janë simptome të një problemi më të thellë të kësaj çështjeje të statusit të pazgjidhur të çështjeve”, ka thënë Borrell.
Në fund, Borrell tha se pas këtij takimi do të intensifikohen edhe takimet e tjera në kuadër të dy liderëve.