Borrell pas takimit me Ramën: Vendet e BE-së po e humbin durimin përballë tensioneve Kosovë – Serbi

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se vendet e BE-së janë duke humbur durimin nga tensionet Kosovë - Serbi, andaj kërkojnë veprime të shpejta për depërshkallëzim të situatës

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, e ka falënderuar atë për përpjekjet që po bën për të gjetur zgjidhje, pas rritjes së tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Pashmangshëm, diskutuam për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit e Prishtinës, dhe ju falënderoj juve z.kryeministër për përpjekjet dhe mbështetjen, në tentimet për të gjetur zgjidhje”, ka thënë Borrell.

Ai tutje e ka bërë të qartë se këto përpjekje për zgjidhje janë gjithashtu edhe qëndrim i vendeve anëtare, pas takimit të djeshëm të ministrave të Jashtëm në Luksemburg, ku është theksuar se palët duhet të depërshkallëzojnë situatën dhe të gjejnë një rrugë përpara, duke u bazuar në udhërrëfyesin evropian që u është propozuar në takimet e javës së kaluar në Bruksel.

“U pajtuam që situata thërret për lëvizje të shpejta, depërshkallëzim dhe gjetjen e menjëhershme të zgjidhjeve, dhe ju them se vendet anëtare pajtohen për natyrën urgjente të kësaj dhe janë duke e humbur durimin përballë situatës që po vazhdon të përkeqësohet dhe që kërkon hapa të menjëhershëm”, ka vijuar Borrell.

Ndryshe, tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale të Zveçanit, të Leposaviqit dhe të Zubin Potokut.

Popullata serbe, e cila i ka bojkotuar zgjedhjet, ka kundërshtuar veprimin e kryetarëve dhe ka mbajtur vazhdimisht protesta para ndërtesave.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i ulin urgjentisht tensionet dhe që të organizohen zgjedhje të reja në veri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika