Borrell për liberalizimin e vizave: Vendim historik, që sjell përfitime për Kosovën dhe BE-në

Liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka quajtur vendim historik të BE-së., teksa shton se kjo i sjell përfitime Kosovës dhe BE-së

Liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka quajtur vendim historik të BE-së.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X, Borrell tha se kjo sjell përfitime të rëndësishme për Kosovën dhe BE-në.

Ai ka theksuar se i gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen.

“Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, shkroi Borrell.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika