Borrell për propozimin franko-gjerman: Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët

Përmes një faqeje zyrtare të Bashkimit Evropian, Borell ka bërë të ditur se përgjigjet e të dyjave palëve janë duke u studiuar





Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, ka pohuar se Bashkimi Evropian ka pranuar përgjigje për propozimin franko-gjerman nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një faqeje zyrtare të Bashkimit Evropian, Borell ka thënë se përgjigjet e të dyjave palëve janë duke u studiuar.

“Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët. Ne jemi duke i studiuar ato”, ka thënë Borell. “Mendoj se ky është një rast i mirë që duhet shfrytëzuar për t’i bërë marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit – le të themi – më normale, sepse, në mënyrë që të dy të përparojnë në rrugën e tyre evropiane, ky normalizim i marrëdhënieve është shumë i rëndësishëm.

Krahas kësaj, Borell ka thënë se në Ballkanin Perëndimor ka dy fjalë kyçe, qëndrueshmëri dhe pajtim.

Gjersa ka theksuar se kur kur përmendet qëndrueshmëria ai i referohet rritjes së kapacitetit ekonomik dhe politik, pajtimi ka të bëjë me kapërcimin e trashëgimisë të së kaluarës dhe mundësisë së dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Albin Kurti është pritur të enjten në Berlin nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Marrëveshja për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale janë tri marrëveshjet që janë nënshkruar nga liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet në Berlin.

 

Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë tri marrëveshje në Berlin




Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika