Borrell për reciprocitetin e targave: Jam i bindur se do ta zgjidhim edhe këtë

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, është shprehur i bindur se është e mundur të zgjidhet problemi i hapur për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është shprehur i bindur se mosmarrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë lidhur me reciprocitetin e targave do të marrë një epilog.

Në një intervistë për shërbimin austriak ORF, Borrell ka e ka cilësuar si një hap pozitiv marrëveshjen për reciprocitetin e dokumenteve hyrëse-dalëse midis dy shteteve fqinje.

“Ne operojmë në modalitetin e parandalimit të krizave. Kriza mund të kishte shpërthyer më 1 shtator nëse nuk do të kishim arritur një marrëveshje për kalimin e kufijve. Ky është një lajm i mirë”, ka thënë Borrell, shkruan KP, teksa shtoi se ndonëse çështja e tabelave është ende e hapur “jam i bindur se mund ta zgjidhim edhe këtë”.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve, bëri të ditur shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Krerët në Kosovë thanë se reciprociteti është thelbi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, ndërkaq zyrtarët serbë nënvizuan se kjo marrëveshje nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Kjo marrëveshje nënkupton se Serbia, pas 11 vjetësh, do të ndalë së lëshuari dokument për hyrje-dalje për shtetasit e Kosovës, kur ata hyjnë në territorin e saj.

Kosova, më 1 gusht, për disa orë lëshoi dokumente të tilla, por vendimi u përcoll me barrikada nga serbët në veri të Kosovës. Pasi ata hoqën barrikadat, Qeveria në Prishtinë, shtyu vendimin për 1 shtator. Ndërkaq, për çështjen tjetër, atë të targave, palët ende nuk kanë marrëveshje dhe ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator.

Deri te marrëveshje për dokumentet erdhi pas angazhimit të diplomatëve evropianë dhe amerikanë të cilët kërkuan nga palët që të arrinin një ujdi dhe të shmangnin dhunën në veri të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me marrëveshjen e arritur do të mundësohet që qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë të mund të kalojnë “pa pengesa” pikëkalimet kufitare midis dy shteteve.

“Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë”, shkroi Kurti në Facebook.

Ndërkaq, më 27 gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Beograd se Serbia do të pranonte dokumentet e Kosovës, vetëm nëse në kufi do të lëshohej një deklaratë ku bëhej e ditur se kjo nuk do të nënkuptojë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika