Borrell për takimin e 18 gushtit: Do të diskutohet rruga përpara në mes Prishtinës dhe Beogradit

Pas tensioneve të krijuara në Mitrovicën e Veriut, Borell ka konfirmuar takimin Kurti-Vuçiq, takim ky i cili planifikohet të realizohet më 18 gusht

Josep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian

Një konfirmim i ftesës së takimit Kurti-Vuçiq që pritet të realizohet më 18 gusht të këtij viti, ka ardhur nga Përfaqësuesi i Politikë së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Përmes një postimi në Twitter mëngjesin e së shtunës, Borell ka shkruar se takimi në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është planifikuar me qëllim për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Po ftoj presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shkruan Borrell.

Ky takim vjen pas tensioneve të krijuara në Mitrovicën Veriore pas dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet.

Si rrjedhojë, Qeveria shtyu zbatimin e vendimeve për reciprocitet për një muaj.

Kurti dhe Vuçiqi ishte planifikuar të takoheshin në Bruksel më 19 korrik, por një takim i tillë nuk u realizua.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika